Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” (i njohur gjithashtu si Rinas) është afërsisht 25 km nga Tirana dhe ka shumë fluturime direkte nga Europa. Lidhjet kryesore janë me qytetet e Londrës, Frankfurtit, Milanos, Romës, Vienës, Zyrihut, Athinës, Bolonjës, Budapestit, Stambollit etj. Qyteti i Tiranës lidhet me aeroportin me anë të transportit urban. Nisjet për në aeroport bëhen nga sheshi Skënderbej cdo një ore.
Burimi: http://www.akt.gov.al