Hotel New York gjendet në një zone shumë terheqese te Gjirit të Vlorës e njohur edhe si zona "Uji i Ftohte", për shkak të burimit te ujit të freskët aty pranë, i cili derdhet në ujërat blu e te kthjelleta të detit Jon. Hotel New York ka qenë gjithmonë një nga hotelet më të mira në qytetin e Vlorës si në struktura ashtu dhe ne në shërbimet e standarteve te larta që ai ofron. Megjithatë me shtimin e dhomave te reja kohët e fundit dhe rinovimin e shumë prej dhomave ekzistuese, ai eshte pozicionuar në një vend kryesor per udhëtaret qe duan te zgjedhin hotelet e Vlores. Dhomat e reja janë të bollshme dhe të ofrojnë rehati të pakrahasueshme dhome jo vetem në Vlorë por edhe ne Shqipëri. Ambjente të brendshme elegante, pajisje të teknologjisë së lartë te tilla si: ekrane televizoresh te fshehura pas pasqyrave të mëdha, dhoma me ngrohje qendrore, mobilje rezistuese ndaj zjarrit, krevate dhe dyshekë te cilesise se larte. Këto janë vetëm disa karakteristika mrekullueshme te pajisjeve te reja. Mbi te gjitha hoteli ka nje pozitë të favorshme në plazh, dy bare, një restorant, një pishinë të hapur noti, nje salle konference dhe sherbim te shkelqyer.
New York Hotel is honoured Silver Award by Authentic Albania Quality Mark |