Një ndër hotelet më prestigjioze dhe më të mëdhenj në Shqipëri, me një vendndodhje në zemër të qytetit, në sheshin Skënderbej, Tirana International është konsideruar gjithmonë si simbol i kryeqytetit. I ndërtuar gjatë viteve të izolimit të Shqipërisë, me një arkitekturë imponuese të stilit socialist, ishte ndërtesa më e larte e vendit deri para disa vitesh. Për më tepër përdorej ekskluzivisht për delegacione dhe turistë të huaj çka e bënte një vend misterioz dhe intrigues për vendasit. Në vitin 2001 ky hotel iu nënshtrua një rikonstruksioni dhe rimodelimi të plote çka e ktheu atë në një hotel 4 yjesh të standardeve ndërkombëtare, por njëkohësisht e la të paprekur pompozitetin e hapësirave që e karakterizojnë. Hotel Tirana International ka qenë për vite me radhë vendi i organizimit të mbledhjeve të rëndësishme si dhe një shtëpi e dytë për shumë biznesmenë të huaj që dinë të vlerësojnë shërbimin e shkëlqyer që ofron. Tirana International Hotel është një hotel ekzekutiv që ofron: një pamje magjepsëse të qendrës së Tiranës, shërbime të klasit të lartë, qendrën më të madhe të konferencave në të gjithë vendin si dhe shumë shërbime të tjera të jashtëzakonshme të grupuara në një paketë të vetme. Duke filluar që nga momenti i ardhjes në këtë hotel, sjellja e këndshme e punonjësve, të cilët i janë dedikuar arritjes totale të kënaqësisë së klientit, do ta kthejnë qëndrimin tuaj tek Tirana International Hotel në një eksperiencë të mrekullueshme.
Dhomat
Ka 166 dhoma dhe suita të rehatshme, dy kate ekzekutive, të dekoruara plot shije.