Ky hotel i klasit të lartë është një ndërtesë e re në një zonë me tradita. Hotel Butrinti ka një pozicion të përkryer gjeografik, afër disa zonave më interesante të Shqipërisë jugore, siç është zona arkeologjike e qytetit te Butrintit, e Foinikes, e Kishes Mesopotame, e burimit “Syri i Kaltër” etj. Sapo te ktheheni nga një prej këtyre vizitave mund të çlodheni nën tingujt e muzikës dhe te koktejeve në ambientet e pub-it dhe te piano-barit luksoz të hotelit. Hotel Butrinti është vendi ideal për të organizuar çdo lloj takimi. Ka një salle konferencash te pajisur mire per aktivitete kulturore, sportive, politike, biznesi, darka zyrtare apo për çdo lloj feste. Ju mund te clironi stresin e ditës në qendrën e fitnesit të pajisur me mjete moderne. Mund te clodheni duke notuar në pishinë, duke provuar një masazh ripërtëritës ose sauna-n apo te dilni per vrap ne natyrën e bukur, nëpër rrugicat e ngushta buzë detit.
Dhomat
Hoteli ofron një shërbim të shkëlqyer dhe dhoma mjaft të rehatshme e të mobiluara me shije e elegancë.