Hotel Andon Lapa ndodhet në një pozicion fantastik në buzë të detit të Sarandës dhe jo larg qendrës së qytetit. I vendosur në buze të një gadishulli të vogël, ai ofron një pamje të bukur të ishullit të Korfuzit që është vetëm disa kilometra larg. Komoditeti ka një rëndësi të veçantë në këtë hotel, ku një pishinë për fëmijë dhe të rritur si dhe plazhi vetëm 10 metra larg, krijon një ambient të mrekullueshëm për të kaluar pushimet familjare. Hoteli administrohet nga një familje e cila i kushton shume rëndësi faktit që klientët të ndihen si në shtëpinë e tyre dhe të kenë dëshirën të kthehen sërish në këtë hotel.
Dhomat
Hotel Andon Lapa I ka 36 dhoma nga te cilat 24 me dy krevate, 6 dopio, dhe 6 treshe.