Hotel Fish Land ndodhet në gjirin e Lalzit Durrës,
Shqipëri vetëm 500m larg plazhit të San Pietro. Hoteli ka një restorant
mesdhetar, bar / sallë pritjeje dhe 24 apartamente gati për t’u eksploruar dhe per
t’ju ofruar kënaqësinë e mikpritjes shqiptare. Një apartament me dy dhoma gjumi
ka hapësirë të mjaftueshme për shtretër për fëmijë dhe pajisjet e nevojshme.
Dhomat janë të pajisura me lavatriçe, sobë, TV HD me shumë kanale televizive , Free Wi-Fi, dhe ka
edhe shërbim në dhomë. Shëtitja në plazh është rreth 5 min, një shëtitje nëpër
një pyll me pisha për të arritur në një plazh me rërë të bardhë. Rëra shtrihet
për rreth 400 metra, dhe ishte shumë e pastër. Hoteli jo vetëm që përfshin
dhoma të shkëlqyera, por gjithashtu ka dhe restorant të mrekullueshm me prodhime
të freskëta të detit. Menyja ofronte karkaleca, shishka, peshk të
freskët të tëra (lloje të ndryshme), makarona me prodhime deti, midhje, goca
deti, molusqe, gaforre, karavidhe etj. Ushqimet e detit ishin aq të freskëta madje
klientët mund të zgjedhin vetë peshqit tuaj përpara se të gatuhen. Restoranti
ofron dhe një menu të pasur verërash nga Italia, Spanja, dhe gjithashtu disa verëra
lokale. Menuja e koktejleve ofrohet një larmi të ndryshme shoqëruar dhe me
ëmbëlsira