Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë që në vitin 1920. me teper Është një qytet relativisht i ri i themeluar në 1614 nga Sulejman Bargjini, feudali i zonës në atë kohë. Qyteti filloi të zhvillohej në fillim të shekullit të XVIII. Emri “Tirana” besohet se vjen nga fjala “Theranda”, e përmendur në burimet antike greke dhe latine, të cilën aborigjenet e quanin Te Ranat për shkak se fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta të sjella nga ujërat e maleve përreth. Sot Tirana nuk është vetëm qyteti më i populluar në Shqipëri, por gjithashtu qendra më e madhe politike dhe ekonomike në vend. Deti Adriatik dhe mali i Dajtit ndodhen pranë qytetit. Për të shkuar në det duhet më pak se një orë me makine. Parku i madh Kombëtar me liqenin artificial ndodhet në pjesën jugore të qytetit.
Çfarë mund të vizitosh
Xhamia e Ethem Beut
ndodhet në qendër të Tiranës. Ajo është ndërtuar në 1789. Bashkë me Kullën e Sahatit (1830) përbën një pjesë të rëndësishme të historisë së Tiranës.
Ndërtesat e ministrive
kanë vlera arkitektonike. Ato janë ndërtuar në vitin 1930 kur Shqipëria ishte mbretëri. Pas Luftës së Dytë Botërore u ndërtuan shumë ndërtesa si: Pallati i Kultures, Pallati i Kongreseve, Muzeu Kombëtar, Qendra e Kulturës etj.
Ura e Tabakëve
ndodhet përgjatë bulevardit “Zhan Dark”. I përket shekullit të XVIII.
Kalaja e Petrelës
ndodhet në jug të Tiranës në anën e djathtë të rrugës kombëtare që lidh kryeqytetin me qytetin e Elbasanit. Ajo është ndërtuar në mesjetë. Kalaja ka qenë nën komandën e motrës së Skënderbeut, Mamica Kastrioti. Kalaja e Petrelës kontrrollonte rrugën Egnatia, sektorin Durrës-Tiranë, që për kohën kishte një rëndësi të veçantë. Kjo kala ishte gjithashtu pjesë e sistemit sinjalizues dhe mbrojtës të kalasë së Krujës. Këto kala komunikonin me njëra tjetrën me anë të sinjaleve të tymit.
Kalaja e Prezës
i përket shek. të XV. Ka një pozicion shumë të mirë dhe dominues përpara malit të Krujës. Kjo kala është deklaruar monument kulture.
Varrezat e Dëshmorëve
ku ndodhet monumenti “Nëna Shqipëri”.
Varri i Kapllan Pashës
i ndërtuar në 1814 për nder të Kaplan Pashës i cili drejtoi Tiranën në fillimet e shek. të XIX.
Vlora është një qytet bregdetar. Ajo nuk është vetëm një nga portet kryesore, por gjithashtu ka një rëndësi të madhe historike me teper sepse këtu u mblodh Asambleja në vitin 1912 për ta shpallur Shqipërinë një shtet të pavarur. Në Vlorë gjithashtu u formua qeveria e parë e kryesuar nga Ismail Qemali. Kështu Vlora ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur. Për të mësuar më shumë mbi këtë ngjarje mund të vizitoni Muzeun e Pavarësisë. Në një kodër mbi qytet mund të vizitoni vendin e shenjtë “Kuzum Baba”, nga ku mund të shijoni pamjen e detit dhe të gjithë qytetit.
Çfarë mund të vizitosh
Muzeu Etnografik
Muzeu Historik
Muzeu i Pavarësisë
Xhamia e Maurdies
Kalaja e Kaninës
e cila besohet se është ndërtuar në shekullin e tretë para lindjes së Krishtit.
Apollonia
përfaqëson një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë. Objekti më interesant për tu parë është muri i madhështor i Agonothetes, shekulli i II para lindjes së Krishtit.
Manastiri i Pojanit
i cili nuk ndodhet shumë larg nga qyteti antik i Apollonisë dhe është i famshëm për kishën e bukur të Shën Mërise. Ky është një manastir antik dhe është rindërtuar nga perandori bizantin Andronicus Palaeologus i dytë.
Xhamia e Maurdies
një xhami me stil sulltani, me një kupolë të ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të XVI.
Orikumi
është një qytet antik i cili ka qënë një qëndër urbane e civilizuar dhe ka disa rrënoja arkeologjike si: një pjesë e një orkestre, një teatër i vogël i cili mendohet se mbante 400 spektator, gjurmë të rrënojave të mureve dhe rrugëve të cilat janë të dukshme edhe pse ndodhen poshtë ujit të një lagune, dhe kisha e Marmiroit.
Kalaja e Ali Pashës – Porto Palermo
është një kala e vogël e cila ndodhet në një gadishull në gjirin e Porto Palermos. Ali Pasha e ndërtoi këtë kala për nder të gruas së tij Vasiliqisë.
Kisha e Shën Stefanit, Manastir, Kisha e Panajia (Dhërmi)
Fshati i Dhërmiut daton të paktën deri në shekullin e parë para lindjes së Krishtit. Fashti ka patur 31 kisha. Ikonat e kishës së Shën Stefanit janë pikturuar në shekullin e XVIII. Kisha është një vend pelegrinazhi dhe në mes të gushtit ritet fetare performohen në ditën e Shën Marisë.
Mes Tiranës dhe Vlorës është rrethi i Fierit, i cili ka vende të ndryshme historike të një interesi të madh. Vendet më të rëndësishme janë:
Muzeu Historik i Fierit
Vendi arekeologjik i Bylisit, në fshatin Hekal
Njihet si “qyteti i njëmijë dritareve”. Berati është shpallur një qytet muze. Ndodhet në shpatin e malit të Tomorrit ku ngrihet kalaja e qytetit. Brenda mureve të kalasë ndodhen shtëpitë e banimit dhe “Muzeu i Onufrit”. Pikturat dhe ikonat e piktorit të madh shqiptar janë të ekspozuara atje. Pjesa e vjetër e qytetit ka disa ndërtesa fetare si kisha dhe xhamia.
Çfarë mund të vizitosh
Muzeun e Ikonografise “Onufri”
Muzeu Etnografik
Kalaja e Beratit
është një fortesë nga e cila mund të shihet i gjithë qyteti. Ka 14 kisha brenda për të cilat kjo kala është e famshme. Një prej tyre është Kisha e Shën Triadhës, e cila daton në fund të shekullit të XIII dhe fillim të shekullit të XIV. Afreske shumë interesante ndodhen në këtë kishë. Pas kishës së Shën Todrit ndodhen kishat e Shën Kollit, Shën Kostandin, Shën Helenës, Shën Marisë Vllaherna etj.
Rrënojat e Xhamisë së Bardhë
Muret e brendshme të së cilës gjenden brenda kalasë së Beratit. Ato janë ndërtuar mbi bazat e mureve ilire, dhe janë rindërtuar në stilin bizantin e otoman.
Kisha e Shen Millit, (Majkëll)
është e njohur për teknikën e saj që kombinon stilin europian dhe bizantin.
Kisha e Shen Triadhes (Trini)
thuhet se mund të jetë ndërtuar mbi rrënojat e një tempulli pagan. Tempulli ishte ndërtuar për nder të perëndeshës Artemis, nga vjen dhe emri Ardenicë.
Durrësi është qyteti i dytë më i madh dhe porti kryesor i Shqipërisë. Qyteti u kolonizua nga kolonistët nga Korinti me teper dhe Kërkyra në 627 para lindjes së Krishtit. Ai u quajt Epidamnus, që më vone u bë Durrakium. Objekti më i rëndësishëm është amfiteatri, më i madhi në Ballkan me 15,000 vende, që daton në shek. e dytë pas Krishtit dhe përmban një dhomë të nëndheshme të Krishterimit të herët me mozaikë të rrallë në mur. Midis shekujve të parë dhe të tretë, Durrësi ishte një port dhe një qendër tregtare e rëndësishme në rrugën tregtare Egnatia, për shkak të vendndodhjes ndërmjet Romës dhe Bizantit “Stambollit”. Pas një sërë tërmetesh, pjesa antike e Durrësit u përmbyt dhe u rrënua dhe si rrjedhojë mbi të u ngritën ndërtesa të tjera. Sot qyteti njihet për plazhin e Durrësit dhe plazhet me rërë dhe ujërat e ngrohta të detit.
Çfarë mund të vizitosh
Muzeun Arkeologjik
Amfiteatri
zbulimi i të cilit filloi nga viti 1960. Ai ka kapacitet të mbajë nga 15.000 deri në 20.000 njerëz dhe ndodhet në qëndër të qytetit modern.
Forumi Bizantin
Tora Veneciane
Muret antike te qytetit
Ekspozita e kulturës popullore
Mozaiku i Arapajve, fshati Arapaj
Kruja është një qytet mesjetar afër Tiranës. Emri Krujë është i lidhur ngushtë me emrin e heroit kombëtar me teper Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili luftoi kundër turqve për 25 vjet, duke mbrojtur civilizimin europian nga rreziku i turqve në shek. e XIV. Në një vend të dukshëm dhe strategjik afër qytetit ndodhet kalaja, brenda së cilës ndodhet Muzeu i Skënderbeut (Muze kombëtar). Rrugës për në kala është pazari i vjetër.
Çfarë mund të vizitosh
Muzeu i Gjergj Kastriotit Skenderbeut
Muzeu Etnografik
Zona arkeologjike e Albanopolit, në fshatin Zgërdhesh
Pazari i vjetër
Korça është qyteti më i madh i pjesës juglindore të Shqipërisë. Ndodhet në rrëzë të Malit të Moravës me teper në një pllajë 800 m mbi nivelin e detit. Ajo u bë një qendër e rëndësishme tregtare dhe zejtare në shek. XVIII si rrjedhojë e zhvillimit të tregtisë me vendet fqinje. Muzeu i artit mesjetar ndodhet në Korçë. Ai paraqet kulturën shpirtërore dhe materiale të shqiptareve. Atje ndodhen gjithashtu Muzeu i Arsimit, ku është hapur shkolla e parë shqipe në vitin 1878 dhe muzeu i ri i “Koleksioneve Bratko” me antikuarë nga Lindja e Largët.
Çfarë mund të vizitosh
Muzeu i arteve mesjetare
Galeria “Guri Madhi”
Muzeu“Brakto”
i antikuarëve dhe koleksioni nga lindja e largët
Muzeu i Arsimit
Muzeu Arkeologjik
Lëndina lotëve
( një vend për emigrantët ku vajzat e reja derdhnin lot).
Pogradeci është një nga qytetet turistike më të mrekullueshme në Shqipëri për shkak të pozicionit të tij buzë liqenit të Ohrit, me teper që njihet për ujërat e pastra dhe panoramat malore. Në këtë liqen ndodhet peshku i rrallë Koran që ngjason me troftën. Përveç plazhit të bukur, qëndrimi juaj në Pogradec bëhet më interesant duke vizituar qendrën turistike të Drilonit (5km në lindje) të rrethuar nga bimë dhe pemë zbukuruese.
Çfarë mund të vizitosh
Mozaikun e Linit,
në fshatin Lin në veri të Pogradecit
Varret monumentale të Selces së poshtme, në fshatin Selcë
Urën e Golikut në rrugën e vjetër Egnatia
Një nga qytetet më të rëndësishme në Shqipërinë jugore, e shpallur qytet muze.me teper
Ajo është ndërtuar në shpat të një mali dhe njihet për rrugicat e ngushta dhe karakteristike prej guri. Shtëpitë e banimit kane formën e kullave mesjetare të përbëra nga një kompleks ndërtesash me arkitekturë karakteristike. Kalaja e qytetit duket si një ballkon mbi qytet. Ajo u jep mundësinë vizitorëve të shijojnë një peisazh shumë të bukur. Muzeu kombëtar i armeve ndodhet brenda kalasë. Armët që janë prodhuar dhe përdorur nga shqiptarët që nga koha e antikitetit janë ekspozuar atje.
Çfarë mund të vizitosh
Muzeu i armeve
i cili gjendet brenda në kala, tregon zhvillimin e armëve në Shqipëri nga antikiteti në ditët e sotme.
Muzeu etnografik
njihet ndrydhe dhe si shtëpia e lindjes së diktatorit Enver Hoxha. Në ditët e sotme vizitohet nga shumë turistë të interesuar për etnografinë, kulturën dhe traditat shqiptare.
Kalaja e Gjirokastres
është një fortesë e madhe me një vendndodhje fantastike duke zënë gjithë luginën e Drinos. Ndërtimi i saj ka zgjatur për shekuj dhe vetëm në shekullin e XII mori formën e kalasë. Kur dalin nga kalaja vizitorët shëtisin në të dy anët ku ka 200 shtëpi guri.
Xhamia e Pajazut Khan
ndodhet në kala. Në very të xhamisë ndodhet një market i vjeter i quajtur marketi i kalasë.
Kisha e Kryqit e Laboves,
në fshatin me të njëjtin emër.
Zona arkeologjike e Antigonese,
në fshatin Saraqinisht.
Rrenojat e zones arkologjike te Adrianapolit,
në fshatin Sofratike.
Qyteti më jugor i Shqipërisë. Saranda, e pozicionuar përballë ishullit të Korfuzit, vizitohet nga shumë turistë me teper ditorë të cilët vijnë për të shijuar këtë resort të paarritshëm më parë. Ajo është një nga zonat turistike më të vizituara në Shqipëri dhe është shumë e preferuar nga personat që vijnë për “muajin e mjaltit”. Afër Sarandës janë rrënojat e qytetit antik të Butrintit dhe burimi i “Syrit të Kaltër”.
Çfarë mund të vizitosh
Muzeu Etnografik
Zona dhe muzeu arkeologjik e Butrintit
Rrenojat e qytetit antik te Onhezmit ne Sarande
Manastiri i Mesopotamit
që ndodhet në jug të fshatit Finiq. Në kohët më të hershme ky ishte një tempull pagan. Ky manastir është nje nga kishat më të mëdha dhe të vjetra të kohës së vet. Në ikona kemi figura katërkëmbëshe dhe gjitarë. Në sallën kryesore ndodhet një moazik i një dragoi me krahë të hapura. Vizitorët mund të shohin rrënojat e mureve të vjetra rrethuese të manastirit me 7 kulla katërkëndëshe. Këto mure janë dhe më të vjetra se kisha.
Kalaja katërkëndëshe e Butrintit
Këtë kala të vogël Ali Pashë Tepelena e ndërtoi në 1807-1808. Ajo u ndërtua për të parandaluar francezët të merrnin Butrintin nga baza e tyre në Korfuz.
Është një nga qytetet më të rëndësishme në veri, në pjesën perëndimore të vendit. me teper Ndodhet afër liqenit që ka të njëjtin emër dhe përgjatë rrugës që të çon në Mal të Zi. Shkodra është një qytet antik me histori të pasur. Atje mund të gjeni shtëpi karakteristike ku janë përdorur druri dhe motive të tjera tradicionale. Afër qytetit ndodhet kalaja e Rozafës e ndërtuar në një kodër shkëmbore nga ku mund të shikoni peisazhe të bukura dhe tërheqëse. Gjatë qëndrimit tuaj mund të vizitoni Muzeun Historik të qytetit. Shkodra është një vend i volitshëm për të filluar udhëtimin tuaj për në Alpet shqiptare.
Çfarë mund të vizitosh
Muzeu Historik
ka disa sektorë mbi arkeologjinë, historinë dhe etnografinë. Ka dhe një librari me një numër të konsiderueshëm librash të huaj dhe shqiptarë, rreth 15.000 tituj. Libraria është një burim i mirë për të gjithë studentët e Albanologjisë.
Kalaja e Rozafës
në një kondër shkëmbore në perëndim të Shkodrës. Sipas legjendës, Rozafa, e martuar me vëllain më të vogël nga tre vëllezërit, pranoi të varrosej e gjallë në muret e kalasë. Vëllezrit e ndërtonin kalanë gjatë ditës dhe ditën tjetër shikuan që cdo gjë që kishin ndërtuar gjatë ditës kishte rënë gjatë natës. Në hyrje të kalasë mund të shihet skulptura e Rozafës. Sipas gojëdhënave uji gëlqeror që pikon në hyrjen kryesore është qumështi i gjirit të Rozafës që u la jashtë në mënyrë që ajo të ushqente fëmijën e saj të sapolindur.
Muzeu i kalasë së Roazfës
shpjegon periudhat e ndryshme të jetës në kala.
Qytetit mesjetar i Sardës,
afër Vaut të Dejës.
Xhamia e plumbit
është një monument kulturor i famshëm në qytetin e Shkodrës, i cili u ndërtua në 1773 në stilin e Xhamisë Blu në Stamboll.
Kisha e Shirgjit
ndodhet 20 km larg nga qyteti i Shkodrës, afër fshatit Obot. Ajo është ndërtuar me një stil romak-gotik. Kjo kishë ka qënë e preferuar nga shumë princa shqiptarë e malazezë dhe përdorej kryesisht për dasma.
Ura e Mesit
ndodhet rreth 8 km larg nga Shkodra, në lumin Kir. Më parë ishin tre ura në këtë lum, por vetëm kjo ka arritur të mbijetojë deri në ditët e sotme. Ura e Mesit është një urë unike dhe konsiderohet monument kulture.
Rrënojat ilire të Gajtanit
Rrënojat e qytetit mesjetar të Sardës
gjenden në një ishull të liqenit artificial të Vaut të Dejës, të ndërtuar në 1971. Muret mbrojtëse, rrënojat e kishave dhe dera e kështjellës së Dukagjinit janë pjesë të rrënojave. Sarda është një vend shumë piktoresk.
Rrugës nga Tirana për në Shkodër në qytetin e Lezhës është interesante të vizitohet memoriali i dedikuar varrit të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut.
(burimi: faqja e internetit të Ministrisë Shqiptare të Turizmit: http://www.albaniantourism.com)
+35542235688
Orari i punes
E hene deri te premte : 08:00 -18:00 (CET)
E shtune 08.00-16.00 (CET)